Kronika

Dita ndërkombëtare e PAK, Totozani: Më shumë vëmendje

Personat me aftësi të kufizuar përballen me një sërë problemesh të cilat kërkojnë zgjidhje. Në ditën ndërkombëtare të PAK, Avokati i Popullit Igli Totozani shpreh shqetësimin e tij për këtë kategori të shoqërisë.

Ai vë në dukje se shkelet legjislacioni për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. “Mbetet shqetësues fakti se nuk zbatohen dispozitat ligjore për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Mungon ndërhyrja e shtetit nëpërmjet qendrave publike të formimit profesional për përshtatjen e personave me aftësi të kufizuar në tregun e punës, apo mbështetja me fonde nga buxheti i shtetit i programeve për përshtatjen e vendeve të punës”, shprehet Z. Totozani.

Një tjetër shqetësim është mungesa e aksesit në transportin urban publik, si dhe shkelja e ligjit për rimbursimin e biletës së transportit urban apo interurban për PAK.

“Personat me aftësi të kufizuar nuk kanë akses në transportin urban publik. Transporti urban publik në të gjitha qytetet është i paarritshëm për personat paraplegjikë, për shkak se nuk mund të ngjiten lirisht në mjetet e transportit publik. Nuk janë zbatuar dispozitat ligjore për rimbursimin e biletës në transportin urban dhe interurban. Ky problem ka mbetur i pazgjidhur. Për mospërfitimin e kompensimit të biletave në transportin urban, Avokati i Popullit i është drejtuar me rekomandime disa ministrive, por ende nuk janë nxjerrë aktet nënligjore”, shprehet avokati.

Ai vuri në dukje dhe mungesën e aksesit të personave me aftësi të kufizuar në Drejtësi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button