Kronika

Heqja e simboleve turke në shkolla, Ministria e Arsimit: Me kërkesë të Ambasadës

Ministria e Arsimit ka sqaruar vendimin për heqjen e simboleve turke në shkollat turke në Shqipëri.

Sekretari i Përgjithshëm i MAS, Plarent Ndreca, thotë se shkresa është firmosur  pas shqetësimit të ngritur nga Ambasada turke në Tiranë. “Ambasada ka kërkuar qe keto simbole te mos vendosen pa miratimin e Ambasadës. Në shtetin shqiptar këto janë shkolla shqiptare edhe është e drejt e shtetit që të kërkojë mospërdorimin e simboleve të tyre”. Ndreca tha se këto institucione arsimore janë të akredituara dhe licensuara sipas ligjit. Ai është shprehur se nuk kanë informacion për mospërputhje të financimit privat.

Shkresa e firmosur nga MAS

“Në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit është paraqitur shkresa me nr. 11395 prot. datë 29.09.2016 e Ministrisë së Punëve të Jashtme lidhur me kërkesën e ambasadës turke në Tiranë për të ndaluar përdorimin e emërtimeve “turke” dhe simboleve kombëtare të Republikës së Turqisë, përfshirë flamurin turk, në godinat e institucioneve arsimore jopublike.

Bazuar në nenin 34 të ligjit 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”, institucionet e arsimit të lartë kanë emrin zyrtar dhe stemën, të cilat përcaktohen në vendimin e hapjes së institucionit.

Për sa më sipër kërkojmë respektimin e dispozitës së  mësipërme lgijore, për përdorimin e mërtimeve zyrtarë të stemës, që u janë miratuar në aktin e ahpjes së institucionit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button