Kronika

Samiti i sigurisë, Tahiri:E mirëpritur asistencë nga Europol dhe Frontex

Në Slloveni është mbajtur forumi i radhës i ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë së Ballkanit Perëndimor ku temë e diskutimeve ishin menaxhimi i flukseve migratore, bashkëpunimi policor me fokus luftën kundër terrorizmit, si dhe goditja e tregut ilegal të armëve të zjarrit.

Në takimin ku ishte i pranishëm edhe Komisioneri Europian për Zgjerimin Dimitri Avramopoulos, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpreh se Policia shqiptare bën arrestime të përmuajshme kundër trafikantëve dhe shkëmben informacion me partnerët.

“Në Shqipëri ka arrestime të rekrutuesve dhe trafikantëve. Ne po shkëmbejmë informacione me agjensitë partnere dhe EUROPOL-in. Por edhe po zgjerojmë kapacitetet tona. Mund të bëjmë dhe më shumë. Dhe në këtë perspektivë, çdo lloj asistence nga Dimitris, FRONTEX, EUROPOL dhe kushdo tjetër, është më shumë se e mirëpritur. Ne i kemi mësuar mësimet tona. Nuk kemi më luksin për të qenë vonë. Pra le të bëjmë atë që duhet të bëjmë, përpara se të jemi përpara emergjencës”, tha Tahiri.

Në ministerialin e Sllovenisë ishte i pranishëm edhe ministri i drejtësisë Ylli Manjani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button