Ekonomia

Sfidat e industrisë postare, Posta Shqiptare merr pjesë në Asamblenë Plenare të PostEurop 2015

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare Majlind Lazimi zhvilloi një vizitë pune nga datat 13-15 Tetor 2015 në Qipro, ku mori pjesë në Asamblenë Plenare të PostEurop për vitin 2015 me fokus “Sfidat e Sektorit Postar në Europë “. Pjesëmarrësit përfaqësonin operatorët publikë postarë të rreth 40 vendeve europiane.

Qëllimi i aktivitetit ishte përqasja e re ndaj sfidave që po kalon kjo industri nëpërmjet thellimit të marrëdhënieve shumëpalëshe mes operatorëve postarë.

Asambleja e PostEuropës shqyrtoi pasqyrat financiare të 2014-2015 dhe miratoi buxhetin për vitin 2016. Gjithashtu, u diskutua strategjia afat-mesme e PostEurop, ku ndër të tjera u diskutua unifikimi i proçedurave me të gjitha administratat doganore, përcaktimi i prioriteve rajonale për bashkëpunim dhe zhvillim me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit postar.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare Lazimi, theksoi rëndësinë dhe rolin që ka PostEurop në rritjen e bashkëpunimit dhe sinergjisë ndërmjet operatorëve postarë. Kreu i Postës theksoi se, pjesëmarrja në këtë Ansamble është një angazhim konkret në vijim të nismave dhe projekteve të ndërmarra nga Posta Shqiptare mbi dixhitalizimin e shërbimeve postare dhe financiare, zhvillimin e një platforme të re gjithëpërfshirëse për mbështetjen e zhvillimit të tregtisë elektronike (e-commerce), projektit të pagesave nëpërmjet telefonit (mobile payments platform) si një instrument i rëndesishëm në përfshirjen financiare të të gjithë qytetarëve, etj.

Opinionet mbi zhvillimet e fundit të tregut postar vendas dhe trendet globale, Lazimi i ndau edhe në takimet dypalëshe të zhvilluara me Drejtorin e Përgjithshëm të UPU-së Bishar A. Hussein, me Presidentin e PostEurop Jean Paul Forceville si dhe me drejtues të tjerë të postave homologe. PostEurop është organizata tregtare që përfaqëson operatorët publikë postarë në Europë me 52 anëtarë, e cila ka si qëllim promovimin e këtij sektori me anë të stimulimit të bashkëpunimit e inovacionit nëpërmjet projekteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button