Kronika

Shpërndanin kokainë dhe heroinë në lokale nate dhe nëpër shkolla, arrestohen 13 persona në Tiranë

Një grup të rinjsh që shpërndanin lëndë narkotike në Tiranë, kryesisht nëpër lokale nate dhe në afërsi të shkollave, është goditur nga Drejtoria e Policisë në Tiranë pas një hetimi disa mujor.
Operacioni “Tentakulat” arrestoi 15 persona, shpalli dy në kërkim dhe po ndjek në hetim në gjendje të lirë 14 të tjerë, të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Me urdhër të prokurorisë, në pranga ranë; E. H. 24 vjeç, E. H. 23 vjeç, R. M., 41 vjeç, A. M., 25 vjeç, L. H., 31 vjeç, S. M., 25 vjeç, E. K., 30 vjeç, H. K., 25 vjeç, I. E., 26 vjeç, R. K., 61 vjeç, D. Z., 22 vjeç, K. P., 25 vjeç, A. S., 45 vjeç, K. B., 23 vjeçe dhe B. K., 37 vjeç.
Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, në kuadër të këtij procedimi penal, janë sekuestruar në total:
745 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje;
110 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza;
1.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza;
shuma parash, në euro, dollarë dhe lekë;
5 peshore elektronike;
25 aparate celulare dhe
6 automjete, 1 motomjet dhe 1 biçikletë, që përdoreshin për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Nga hetimet ka rezultuar se ata pasi siguronin lëndët narkotike, kryesisht kokainë dhe heroinë, e tregtonin ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në lokale nate. Gjithashtu, disa prej këtyre shtetasve siguronin lëndën narkotike kanabis dhe tentonin ta shisnin edhe në afërsi të disa shkollave në qytetin e Tiranës.
Ndërkohë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Lorenc Panganika  në konferencën për mediat tha se po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button