Bota

MOLDAVI – Pro-rusi Igor Dodon shpallet fitues i presidencialeve

Kandidati pro-rus, Igor Dodon shpallet fitues i presidencialeve në Moldavi, ish-republikë sovjetike e tronditur nga një krizë e thellë politike, duke shënuar epërsi ndaj pro-evropianes Maia Sandu, sipas rezultateve thuajse përfundimtare të raundit të dytë.

Pas numërimit të gati 99,9 për qind të fletëve të votimit, Dodon fitoi 52,29 për qind të votave, ndërsa Maia Sandu mundi të marrë 47,71 për qind, njoftoi Komisioni Elektoral. Shkalla e pjesëmarrjes shënoi rritje me 53,4 për qind, një rritje me 4 pikë në raport me turin e parë.

“Kemi fituar. Mbarë bota është vënë në dijeni”, deklaroi Igor Dodon gjatë një konference shtypi mbrëmë vonë.

Dodon falenderoi konkurrenten e tij “për një fushatë të mirë elektorale” duke e uruar për “rezultatin dinjitoz” në zgjedhje, duke premtuar se do të marrë në konsideratë pozicionin e zgjedhësve të Maia Sandu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button