Opinion

Pse do votoja për Edvin Ramën?

Nevrus P. Nazarko

𝐍𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝 𝐭𝐞 𝐡𝐲𝐫𝐣𝐞𝐬:

Ne vigjilje te zgjedhjeve vendore, nuk mendoja te thoja me shume nga sa eshte thene e shkruar ne dy muajt e fundit, edhe pse keto zgjedhje “vendore” sipas gjasave jane gjithcka vec “vendore”. Ne se do te ishin vec te tilla, nuk kishte nevoje as te kercente Taulanti rock, as te perfshihej “rruga e Elbasanit”, dhe as “cunat e Londres”. Jo, te gjitha keto do ishin kursyer, dhe popullit, pas 32 viteve post-diktature, do i duhej nje normalitet i ri, normalitet qe supozohet do pershpejtohej nga fitorja e “fajin e ka Saliu” ne 2013-n. E gjithe paska qene nje iluzion: Kur mendohej se carja t pakthyeshme e PD’se ne “non-grata” dhe ne “pro-grata” ja shtroi rrugen “Open Balkan” drejt katerkendeshit modelit Erdogan/Putin/Orban/Vucic, rregjimi ndjeu t’i rreshqiste situata nen kembe, per rrjedhoje hodhi ne veprim kartat e fundit, vec atyre qe u permenden me siper:

“𝐀𝐬𝐢” 𝐧𝐞𝐧 𝐦𝐞𝐧𝐠𝐞 𝐢 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐦𝐢𝐭.
Do ishte mendjlehtesi qe gjithe kjo mesymje per te mbajtur pushtetin te quhej zbulim apo deshire e Rames per te mbajtur pushtetin, absolutisht jo, ky tashme eshte nje rregjim qe i ka dale nga dora edhe vete Rames, dhe do apo s’do ky, e hedh “vallen” nen daullen e atyre te cileve u ka borxhe, jo vetem politike, ideologjike, por me teper ekonomike. Borxhe qe fillojne me gratacielat e pambaruara dhe te pa-financuara, vazhdojne me PPP-te e inceneratoret, e perfundojne me premtimet per legalizim te krimit e korrupsionit nepermjet amnistise fiskale.
Ndaj eshte i kuptueshem shqetesimi i rregjimit dhe sponsorave te tij per nje, sado me shanse te vogla, rrotacion te pushtetit lokal, si pre-kursor i atij nacional. Interesat e mesiperme, te mbarsura gjate 11 viteve e me mbeshtetje “perendimore” te stilit McGonical, nuk mund ta lene ne meshire te fatit rrotacionin, ata hedhin ne betejezaret e fundit: Bordellon “Big Brother” dhe “opozitaren” Duma.

𝐂𝐟𝐚𝐫𝐞 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐤𝐚 𝐃𝐮𝐦𝐚 𝐦𝐞 𝐁𝐢𝐠 𝐁𝐫𝐨𝐭𝐡𝐞𝐫-𝐢𝐧?
Ne pamje te pare, asnje lidhje. Big Brother, ne TCH, financohet nga rregjimi (nenkupto perfituesit e amnistise fiskale te Rames), dhe nga ana tjeter Duma, nje opozitare e koheve te fundit, e cila do mbahet mend per dy ngjarje: Njera kur Rama ne zgjedhjet e fundit parlamentare e uleriste ne ekstaze “Gridare, Gridare” duke manifestuar dhe nenkuptuar nje akt seksual, dhe tjetra per fjalimin e saj te famshem parlamentar, kur i ktheu reston Rames duke i thene se ne “tru ka organin e jashteqitjes”
Lexuesi i paduruar do pyese me te drejte: Po he pra, cila eshte lidhja? Pergjigjen e kesaj pyetje do e kisha te veshtire ne se nuk do shifja sot ne TCH dhe mediat sociale, nga njera ane “intervisten” e Benet Becit (kandidatit per kryetar ne Shkoder) ne emisionin e Gridares, dhe nga ana tjeter Luizin e BB me Becin ne mitingun e ketij te fundit.
Lidhja? Nyja? TCH, financimet, parate, rregjimi, gratacielat, joshjet, blerjet, etj. Ne cilin univers normal do bashkoheshin Duma dhe Ejlli-u, pa rregjisuren e “amnistise fiskale” per te bere propagande per rregjimin? Ne se nuk e keni kuptuar lidhjen, prisni edhe 32 vjet, po atehere do jete teper vone, do jemi duke u endur “neper shkretetire” ne kerkim te “rruges se Kavajes”

𝐀𝐥𝐭𝐞𝐫𝐧𝐚𝐭𝐢𝐯𝐚?
Ne kushtet e mesymjes masive te faktoreve te mesiperm (harroni Ejlliun dhe Dumen, ata jane prezervativa nje-perdorimsh, egziston vetem nje “barke shpetimi” per pluralizmin e kercenuar si asnjehere me pare, ndaj une do votoja si vijon:

•Do votoja per alternativen opozitare, jo si e keqja me e vogel, por si domosdoshmeria per mbijetese te kombit.

•Do votoja kunder rregjimit te Edi Rames , per Edi Ramen njerezor, per ta shpetuar kete te fundit nga makthi i pushtetit, nga dilema e kapjes, dhe per te zgjatur ciklin e tij biologjik dhe ate te Shqiperise.
•Do votoja qe te mos isha deshmitar i fallcitetit e ngerdheshjes se Taulant Balles e gjithe pushtetareve te rradhes, me rrokun e improvizuar anembane Zululandit.

•Do votoja qe Shkodra te ishte Shkoder, Tirana- Tirane, Korca-Korce e Durresi-Durres, pavaresisht tekave te KM te rradhes e pa friken e kercenimeve se ne se nuk fiton kandidati i tij, s’ka investime etj.

•Do votoja te riktheja shpresen, se nje dite hemorragjia e braktisjes qe filloi ne 1990-n do shterrte.

•Do votoja, qe nje dite ne te ardhme, brezat e rinj pyetjes se kush e beri Tiranen, Korcen, Shkodren a Saranden, t’i pergjigjeshin njelloj si Athinasit, Madrilenet, Parizienet apo banoret e Romes, me ngritje supesh, se kjo ishte nje pyetje idiote, dhe Tirana do behej Tirane edhe pa lali Erin, se individed vdesin, por sistemet mbijetojne, se diktatoret mbahen mend per paudhesi e te diturit e burreshtetasit per kontribute.

•E se fundmi, do votoja qe Zaho te kishte te njejtat shanse si cdo shqiptar i lindur para apo pas 2013-s, pa u diskriminuar nga rregjimet e mevonshme, ashtu si Iliri e Sokoli paten shanse nga demokracia te jetonin ndershmerisht e me oportunitete te njejta si femijet e te persekutuarve te komunizmit.

𝐍𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝 𝐭𝐞 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐣𝐞𝐬:
Ne se keni jetuar para viteve 90-te, tam-tamet, vallet, orkestrat, puthjet e qeveritareve duhet t’ju sjellin jo vetem neveri, por edhe rrenqethje ne shtyllen kurrizore, pavaresisht kahut politik. Ne se jeni lindur ne fundin e viteve 80-te dhe nuk keni perjetuar votimet dhe propaganden komunisto-diktatoriale, dhe jeni pasive dhe mbeshtetes, ne te njejten kohe qe paguani kestin e fundit per nje mundesi te kaloni “La-Manshin” nuk kam alternative apo keshille per ju. E vetmja shprese per kete brez e te tjeret qe do lindin pasketaj eshte Inteligjenca Artificiale!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button