Bota

“Panama Papers”, Gjermania mund të heqë përfitimet tatimore

Gjermania po merr në konsideratë mundësinë e heqjes së përfitimeve tatimore për kompanitë që përdorin parajsat fiskale jashtë kufijve. Ky veprim i autoriteteve gjermane, sipas revistës “Der Spiegel”, vjen si reagim ndaj ekspozimit të skandalit të “Panama Papers” që tronditi mbarë botën.

Watchdog-ët e lëvizjeve bankare anëekënd Europës kanë nisur verifikimet për lidhje të mundshme të huadhënësve me rrjedhjen masive të dokumenteve të Mossack Fonseca-s, që dëshmojnë sesi i ka ndihmuar studioja ligjore panameze klientët e saj të pastronin para, të anashkalonin sanksionet e te shmangnin taksat.

Dokumentet e katër dekadave treguan qartë sesa i gjerë është përdorimi i këtyre instrumenteve nga bankat globale duke shkaktuar kështu tërmet në të gjithë globin.

Sipas “Der Spiegelit”, ministri gjerman i Financave Wolfgang Schaeuble i kërkoi stafit të dalë me propozime sesi mund t`i ndëshkojë financiarisht qeveria format që e lidhin biznesin me parajsat fiskale përmes kompanive ‘offshore’.

Një prej ideve të hedhura ishte ajo e heqjes së stimujve, ndërsa shpresat janë që firmat të rrisin presionin mbi qeveritë jashtë kufijve për t’i shtyrë të ndryshojnë politikën e taksave.

Zëdhënësja e ministrisë në fjalë nuk bëri asnjë koment mbi raportin e revistës, por pohoi se Berlini është duke punuar mbi një plan-veprimi për shtim të transparences.

Detajet e këtij plani, Schaeuble, sipas saj, do t’i paraqesë në takimin e FMN-së dhe Bankës Botërore të parashikuar të mbahet në Uashington javën që vjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button