Ekonomia

Platforma dixhitale e “Financave vendore”, një mundësi për monitorim e transparencë

Prezantimi i portalit të të dhënave të bashkive, me fokus qeverisja e hapur dhe qeverisjen e përgjegjshme, ishte ne fokus të një tryeze diskutimesh sot në Tiranë.

Në prezantimin e portalit të të dhënave të qeverisjes vendore mori pjesë edhe ministrja për Inovacion dhe Administratën Publike, Milena Harito, e cila theksoi se “ky takim bëhet në kuadër të konsultimeve publike dhe të programit të qeverisë “Inovacioni kundë korrupsioni” për të ngritur një model shërbimesh me në qendër qytetarin (ISDA) me mbështetje të partnerëve ndërkombëtare”.

Co, PLAN, Instituti për Zhvillim e Habitat dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, në bashkëpunim me ministrinë e Financave dhe ministrinë e Shtetit për Çeshtjet Vendore, prezantuan portalin e të dhënave financiare të bashkive.

Kjo platformë mundëson jo vetëm ndarjen e të dhënave financiare dhe fiskale të njësive të qeverisjes vendore për periudhën 2008-2014, por edhe analizën krahasimore të tyre, duke ofruar në këtë mënyrë një instrument të fuqishëm për monitorimin e platformës financiare dhe fiskale të NJQV-ve, rritjen e trasparencës në qeverisje dhe përmiresimin e vendimmarrjes së informuar.

Platforma dixhitale e “Financave vendore” vjen si një bashkëpunim në kuadër të projektit “Monitorim Sistematik i Situatës Financiare dhe Praktikave të Menaxhimit Financiar në Nivelin Vendor”, një bashkëpunim i përbashkët i Co, PLAN, Instituti për Zhvillim e Habitat dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë si dhe me ministrinë e Financave dhe ministrinë e Shtetit për Ceshtjet Vendore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button