Kosova

MIE nis përgatitjet për përkthimin e legjislacionit të BE-së

Ministria e Integrimit Evropian (MIE), ka nisur përgatitjet për përkthimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian në gjuhët zyrtare të Kosovës.

Ky proces nënkupton përkthimin e rreth 200 mijë faqeve të legjislacionit të BE-së, të cilat do të hyjnë në shërbim të ministrive gjatë hartimit të ligjeve vendore dhe përafrimit të legjislacionit vendor me rregullat dhe procedurat e BE-së të njohura si ‘Acquis’.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, sipas të cilit, krijimi i versionit kombëtar të ‘Acquis’ është detyrim i secilit shtet që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

“Kosova është në fazën fillestare të këtij procesi. Në këtë kontekst, MIE ka hartuar ‘Rregulloren për Procesin e Përkthimit të Legjislacionit të Bashkimit Evropian në Gjuhët Zyrtare të Republikës së Kosovës’ e cila është aprovuarnga Qeveria në fillim të këtij viti dhe ka për qëllim të përcaktojë procedurat e përkthimit, koordinimin e procesit të përkthimit, si dhe unifikimin e terminolo gjisë të Acquis të BE-së në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës”, theksoi Çollaku.

Sipas tij, ky proces përfshinë përkthimin e të gjitha normave dhe praktikave juridike, legjislacionin primar dhe sekondar, parimet, marrëveshjet, deklaratat, rezolutat, mendimet, objektivat dhe praktikat institucionale dhe operative si dhe praktikat gjyqësore të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, që aplikohen ndaj BE-së.

Ministri Çollaku shpjegoi se ministria që ai drejton do të koordinojë procesin e përkthimit të këtij legjislacioni deri në përfundimin e tij.
“Përkthimi i akteve ligjore të BE-së do të planifikohet në bazë të Programit Vjetor Legjislativ të qeverisë, si dhe në bazë të prioriteteve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Acquis përmban rreth 200 mijë faqe legjislacion, mirëpo ky numër është i ndryshueshëm për shkak se ligjbërja në BE është shumë dinamike”, ka shtuar Çollaku.

Më tej, ministri informoi se MIE me mbështetjen e organizatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ, aktualisht ka nisur procedurat për pajisjen me sistemin softuerik për përkthim (Trados).“Pas pajisjes me këtë softuer, MIE do të fillojë trajnimin e zyrtarëve për përdorimin e këtij softueri”, plotësoi Çollaku, duke thënë se në sajë të këtij procesi kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi edhe me institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

Pikërisht për këtë proces ka njoftuar se MIE ka bashkëpunim të ngushtë edhe me Ministrinë e Integrimit Evropian të Shqipërisë me të cilën muaj më parë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e Komisionit teknik për përkthimin e legjislacionit të BE-së në gjuhën shqipe, si dhe bashkëpunimin në sferën e përafrimit të legjislacionit.

“Po ashtu, Kosova ka bashkëpunim të rregullt me shtetet e tjera të rajonit përmes pjesëmarrjes në takime rajonale, ku shtjellohet procesi i përkthimit dhe elementet që e përbëjnë atë”, plotësoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button