Kosova

Përkujtohen sulmet ajrore të 11 shtatorit, ulet në gjysmë shtize flamuri i SHBA-së

Ne përkujtim të sulmeve ajrore të “kullave binjake” në New York, më 11 shtator të vitit 2001, shoqata Miqtë e Amerikës dhe Garda e Nderit e Policisë së Kosovës, ngritën sot flamurin amerikan në gjysmë shtize, në sheshin Bill Clinton në Prishtinë.

Agim Rexhepi nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” tha se “11 shtatori nuk është ngjarje që ka tronditur vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës,11 shtatori e ka tronditur botën anë e mbanë, normalisht që ai veprim e ka tronditur edhe popullin shqiptar, në veçanti ne sepse i kemi pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës aleatin strategjik gjatë historisë, ka punuar shumë për interesat tona”.

Sipas tij, Amerika ka qenë çdo herë aleat strategjik i Kosovës dhe mik historik i shqiptarëve

Ndërsa një nga njerëzit që ka më për zemër Amerikën, nga shoqata e personave me aftësi të kufizuara, Agim Vatovci, tha se po të mos ishte Amerika e të sulmonte caqet e Serbisë, ne sot nuk do të ishim.

“Sulmi terrorist i 14 viteve më parë ishte sulmi më makabër i bërë ndonjëherë”, u shpreh Vatovci.

Sulmet ajrore të 11 shtatorit të 2001-ës, kanë shënuar pikë kthese, jo vetëm për Amerikën, por për mbarë botën në luftën kundër terrorizmit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button