Ekonomia

Banka Botërore, 35.16 milionë dollarë për zhvillimin dhe integrimin e bregdetit të jugut

-Projekti i MZHU për “Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i Zonës Bregdetare’

4103100514_95e394828cProjekti i Ministrisë së Zhvillimit Urban ‘Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i Zonës Bregdetare’ i financuar nga Banka Botërore, me një vlerë totale investimi 35.16 milionë dollarë amerikan, ka synuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe të integruar të bregdetit të jugut, duke krijuar një platformë për rritjen e qëndrueshme ekonomike të zonës me në fokus, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të integruar të sektorit të turizmit.

Në një postim në rrejtin social “Facebook”, MZHU publikoi edhe projektet e financuara nga BB:
• Përfundimi me sukses i ndërtimit të Landfillit Rajonal të Bajkaj, me vlerë totale investimi 4.40 milionë dollarë.
• Stacioni i Transferimit të Mbetjeve në Himarë me vlerë financimi 608,504 dollarë.
• Ndërhyrjet e kryera në Porto Romano, e cila nga një zonë e rrezikshme mjedisore, falë investimit të kryer nga ky projekt me një vlerë rreth 2.5 milionë dollar është kthyer në një zonë të rehabilituar. Më shumë se 45,000 m³ mbetje të rrezikshme, dhera të kontaminuar dhe mbetje nga prishjet e godinave të kontaminuara në tri zona të ndotura janë izoluar në objektin e mbyllur, duke minimizuar rrezikun e ndotjes mjedisore.
• Transformimi i Portit të Sarandës në një terminal të dedikuar për pasagjerë dhe anije me një vlerë totale investimi 4.6 milionë dollarë amerikan e ka kthyer Portin e Sarandës në një port hyrës për turistët.
• Ndërhyrjeve të kryera në sistemin e furnizimit me ujë dhe kanalizimit të ujërave të zeza në qytetin e Sarandës me një vlerë totale investimi 3.20 milionë dollarë, furnizimi me ujë të pijshëm është përmirësuar ndjeshëm për 40,000 banorë të Sarandës dhe 300 banorë të fshatit Navaricë.
• Ujësjellësit dhe Rikonstruksioni i Sistemit të Kanalizimeve në Bashkinë Himarë, ndërtimi i Unazës së re në qytetin e Orikumit dhe zbatimi i nëntë nënprojekteve për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në dhjetë fshatra me vlerë 6.98 milionë dollarë.
• Pesëmbëdhjetë nënprojekte për përmirësimin e sistemit rrugor dhe shesheve të dymbëdhjetë fshatrave dhe rehabilitimin arkitekturor të njëzet e shtatë shtëpive që përfituan nga Programi “Çati dhe Fasada” i zbatuar në disa fshatra tradicionalë të bregdetit jonian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button