Kronika

Sekuestrohen vepra arti dhe kulti me vlerë 1 milion euro

Drejtoria e Policisë së Fierit në bashkëpunim me prokurorinë kanë goditur një aktivitet të trafikimit të veprave të artit dhe kultit nga Greqia drejt vendit tonë.

Sipas policisë, vlera e sendeve të sekuestruara përllogaritet në rreth 1 milion euro, ndërsa janë vënë në pranga dy persona të dyshuar si organizatorë të kësaj veprimtarie të paligjshme.

“Është finalizuar me sukses operacioni “Vlera”. Gjatë këtij operacioni, janë kontrolluar banesat e dy shtetasve: SH.K. dhe P.T., ku janë gjetur 107 sende me vlerë që i përkasin antikitetit. Nga hetimi rezultoi se këta shtetas kanë trafikuar vepra arti nga shteti grek me qëllim për t’i shitur në Shqipëri”, tha Lorenc Paganika, drejtor i Policisë së Fierit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button