Kronika

KQZ, aplikacion për të denoncuar shkeljet në votime nëpërmjet celularit

Çdo qytetarë, me të drejtë vote ose jo, që konstaton parregullsi dhe çdo veprim tjetër në kundërshtim me ligjin para, gjatë dhe pas procesit të votimit, mund ti denoncojë ato në mënyrë të drejtpërdrejtë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pa iu zbuluar identiteti. “Voto 2017” është aplikacioni më i ri për SmartPhonë dhe tablet, që KQZ sjell për qytetarët shqiptarë me qellim edukimin dhe monitorimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor. Gjithçka nevojitet për të bërë të mundur këtë gjë është vetëm një telefon cellular smart me lidhje në internet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta lançojë sot pasdite aplikacionin “VOTO 2017”, i cili do jetë i mundur për tu shkarkuar në të gjithë celularet android, dhe nëpërmje të cilit qytetaret dhe zgjedhesit jo vetem mund të informohen por edhe të denoncojnë parregullsitë e procesit zgjedhor.

Përse mund të shërbejë ky aplikacion?

Sëpari nëpërmjet një kërkimi të thjeshtë me emrin apo ID tuaj është e mundur të gjeni shpejt dhe lehtë qendrën e votimit. Gjithashtu, nëpërmjet shërbimit GPS, aplikacioni ju mundëson vendodhjen dhe trajektoren saktë të qendrës së votimit.

Së dyti nëpërmjer këtij aplikacioni çdo qytetar mund të raportojë në kohë reale nga telefoni i tij çdo veprim apo sjellje që cënon lirinë dhe fshehtësinë e votës. Aplikacioni mundëson raportimin me tekst, foto dhe video, sipas kategorive kryesore të shkeljeve, të cilat ndiqen më tej nga stafi përkatës në KQZ.Gjithashtu nëpërmjet këtij aplikacioni çdo kush mund të marrë informacionet e fundit që prodhon KQZ, përfshi procesin e votimit dhe rezultatet zgjedhore.

KQZ bënë të ditur se të dhënat në këtë aplikacion përpunohen dhe ruhen nga KQZ duke ruajtur anonaminatin në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si edhe në respekt të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në veçanti garantimit të së drejtës për jetë private dhe familjare. Ky aplikacion është bërë i mundur falë mbështetjes së Këshillit të Evropës nëpërmjet programit “Ndërgjegjësimi i votuesve për herë të parë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button