Ekonomia

UKT vijon fushatën kundër paligjshmërisë- Molla: Formalizim e shërbim i njëjtë në gjithë ish-komunat

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë ka nisur prej disa javësh aksionin në terren për pajisjen me matësa uji, kolaudimin e atyre ekzistues për banorët e njësive administrative në Dajt dhe Kashar.

Drejtori i UKT-së, Redi Molla, ndoqi nga afër të shtunën punën në terren të stafit të UKT-së, e cila synon të informojë banorët mbi domosdoshmërinë e formalizmit.

I pranishëm në Qesarakë, në njësinë administrative Dajt,. Molla pa nga afër vijimësinë e procesit dhe u shpreh se ky aksion ka si qëllim jo vetëm formalizimin, por mbi të gjitha rritjen e shërbimit në këto zona, të cilat tashmë janë nën administrimin e Bashkisë Tiranë.

Paralelisht me vendosjen e matësave të rinj, nga UKT do të bëhet edhe kolaudimi i matësave ekzistues, pasi në rast të defekteve ata nuk lexojnë sasinë e ujit që konsumohet. Kreu i UKT-së i ftoi të gjithë banorët që të përfitojnë nga kjo fushatë, pasi qëllimi i  lidhjes së kontratave dhe formalizimit të shërbimit, përkthehet në një furnizim më të mirë me ujë të pijshëm.

Në këtë fazë është parashikuar që të vendosen 5000 matësa të rinj, veç kolaudimit të atyre ekzistues.
Të gjithë banorët e njësive në Dajt, por edhe në Kashar ku po vijon ky aksion,  duhet të drejtohen në njësitë përkatëse të UKT-së për të lidhur kontratën dhe për të vendosur matësat e rinj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button