Ekonomia

Transporti publik, licenca të reja nga 1 janari 2017

Duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm, të gjitha licencat e transportit publik ndërqytetës të lëshuara nga njësitë vendore nuk do të jenë të vlefshme.

Në vendimin e qeverisë të botuar në Fletoren Zyrtare, i cili përcakton që të gjitha subjektet e këtij sektori duhet të aplikojnë për rinovimin e licencave të reja jepen afatet e reja për rinovimin e licencave.

Në nenin 18 të ndryshimeve ligjore për transportin publik thuhes se “licencat për transportin ndërqytetës, të lëshuara nga bashkitë, dhe licencat e transportit rrethqytetas, të lëshuara nga bashkitë ose komunat, para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë të vlefshme deri në ditën e lëshimit të licencave, në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, por jo më vonë se data 1 janar 2017”.

Udhëzimet përkatëse për ndryshimet e reja do të bëhen brenda gjashtë muajve që pas hyrjes në fuqi të ligjit.

Ligji parashikon që licencat e reja për transportin rrethqytetas do të jepen nga njësitë vendore përkatëse. Gjithashtu, edhe tarifat e reja të biletave të transportit do të miratohen me vendim të Këshillit të Njësisë Vendore përkatëse. Sipas ligjit, tarikat përcaktohen nga marrëveshjet ndërmjet bashkive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button