Kosova

Stavileci në Forumin e Biznesit, në Samitin e Parisit

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, po merr pjesë në Forumin ei Biznesit, që zhvillohet në kuadër të Samitit të Parisit për në Ballkanin Perëndimor, “Paris, Ballkan 2016”, që po mbahet në kryeqytetin francez.

Stavileci do të prezantojë të arriturat e Kosovës në këta sektorë që nga Samiti i fundit, duke nënvizuar të arriturat sidomos në fushën e energjisë, ku hyn përfundimi i interkoneksionit 400kV Kosovë-Shqipëri, tregu i përbashkët, projektet ndërkufitare në fushën e energjisë në të cilat synohet të përfshihet vendet fqinje, e që janë në harmoni me orientimet e BE-së, respektivisht nismës së Berlinit.

Në kuadër të Forumit do të diskutohen edhe projektet e nënshkruar në vitin 2015 dhe bashkë-financuar nga Komisioni Evropian, paraqitja e programeve të projekteve të financimit në Ballkan dhe sfidat aktuale etj.

Marrin pjesë ministrat e linjës nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi, Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe mekanizmave financiare ndërkombëtare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button