Kronika

Holandë, arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për vrasjen e vëllezërve nga Elbasani

Më pak se një javë pas vrasjes së dy vëllezërve shqiptarë në Roterdam, mediat holandeze njoftojnë se policia vendase ka zbuluar dhe arrestuar të dyshuarin kryesor të ekzekutimit të dy djemve nga qyteti i Elbasanit.

1422010268autorivrasjesBëhet fjalë për arrestimin e një 26-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, por, sipas policisë holandeze ka qëlluar për vdekje dy vëllezërit Florenc dhe Glevis Tola (25 dhe 29 vjeç).

Policia në Holandë, bëri me dije se ngjarja mes autorit të dyshuar dhe viktimave, kishte ndodhur për shkak të prishjes së pazarit të trafiqeve të drogës.

Ndërkohë, arrestimi i 26-vjeçarit shqiptar është bërë në një lagje të Roterdamit të quajtur “Kasteelweg”. Ai dyshohet se ka mbetur i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit me vëllezërit Tola.

Sipas shtypit holandez, shqiptari ka dalë para një gjykate, ku i është komunikuar akuza për vrasje dhe për momentin ndodhet në qelitë e paraburgimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button