Kronika

Gjykata i heq mandatin deputetit Koço Kokëdhima

Gjykata Kushtetuese i ka hequr mandatin deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima. Sipas vendimit, deputet i mazhorancës ka përfituar në 150 raste fonde publike, gjatë kohës kur kishte marrë mandatin.

Në 8 mars të këtij viti, Këshilli i Mandateve vendosi t’ia çojë për interpretim Gjykatës Kushtetuese kërkesën e opozitës për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.

Sipas akuzës të bërë nga opozita, që sipas vendimit të Gkykatës Kushtetuese ishte e drejtë, deputeti Kokëdhima ka përfituar në 150 raste para nga fondet publike me tenderë të përfituara nga kompania “Abisnet”, që ai ka patur në pronësi deri në shkurt të vitit 2014.

Në dhjetor të vitit të kaluar Gjykata Kushtetuese e shpalli të papajtueshëm me Kushtetutën vendimin e marrë nga Kuvendi në seancën plenare të 16 prillit, për të mos dërguar pranë saj kërkesën për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.

Tani mandati i tij mund t’i kalojë Edmond Lekës. Në listën e Vlorës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 në radhë vjen Edmond Leka, ish- kryetari i PS-së së Vlorës që pak kohë më parë mori postin e Drejtorit të Portit të Durrësit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button