Ekonomia

Ultimatumi i Fasonëve: Qeveria të rishikojë procedurën e skanimit dhe certifikatën Euro 1, i drejtohemi Gjykatës

bProcedura e re e skanimit në Dogana, si dhe vështirësia e marrjes së certifikatës Euro 1 janë dy arsyet për të cilat Grupi i fasonëve të rrethit të Krujës kanë zhvilluar një mbledhje, nga ku vendosën të ndjekin penalisht këtë çështje, e cila siç duket po ndikon në mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre.

Kreu i Shoqatës së Fasonëve, z. Gjergj Gjika tregon se gjatë mbledhjes me grupin e bizneseve fasonë të rrethit të Krujës, të cilët konsiderohen në numër më të madh, kanë përpiluar një sërë kërkesash sërish, drejtuar qeverisë, nga ku ata kërkuan edhe zbatimin me korrektësi të paketës fason. Ata shtuan se “i japim qeverisë 10 ditë kohë për shqyrtimin, ndryshe protestat do të përshkallëzohen”.

Sipas z.Gjika, i cili përcolli shqetësimin e bizneseve fasonë, kërkesat e tyre janë në drejtim të rregullimit të procedurave, për të cilat duket se preket puna e tyre, e për të cilat ata u shprehën se janë “në shkelje të hapur të ligjit”.

z. Gjika theksoi se kërkesa do të bëhet publike ditën e nesërme nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ku do të drejtohen edhe të tjera kërkesa në çështje si: përgjysmimi i taksave, ulja e çmimit të energjisë elektrike etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button