Ekonomia

Albpetrol organizon me sukses tenderin 40 mln USD të shitjes së 167 mijë tonë naftë bruto

Pas dy dështimeve radhazi, Albpetrol realizoi një tender të suksesshëm për shitjen e 167 mijë tonë naftë bruto. Ankandi i zhvilluar në fillim të javës pati ofertues të vetëm kompaninë Porto Romano Oil sha, bënë të ditur burimet në Albpetrol.

Mësohet se ofertuesi ka ofruar çmim të kënaqshëm me 70.48 për qind të çmimit brent në bursa. Kjo ofertë është gati 5 për qind më e lartë se çmimi me te cilin shiti kompania Bankers Petroleum në tremujorin e tretë të vitit.

Të njëjtat burime pohuan se sasia e naftës bruto do të tërhiqet nga pikat e lëvrimit gjashtë gjithë vitit në vijim. Çmimit të ofruar do t’i zbritet vlera 4.2 USD për fuçi si kosto transporti nga pikat e Albpetrol. Vlera e mbetur pritet të çojë gjatë vitit në vijim mbi 40 milionë dollarë në arkën e Albpetrol. Kjo vlerë mund të jetë edhe më e lartë për shkak se pagesat në Albpetrol nga kompania fituese bëhen  me çmimin e bursës në ditën e lëvrimit të naftës nga depozitat e Albpetrol, teksa parashikimet për çmimin e naftës për vitin që vjen janë me rritje. Për rrjedhojë çmimi i përllogaritur aktualisht mund të jetë më i lartë ose më i ulët në varësi të çmimit që do të japë tregu ndërkombëtar për naftës bruto.

Sasia 167,000 ton do të tërhiqet në pikat e lëvrimit CTF Marinez (Bankers), Stacioni Usoje, (ARMO) Ballsh, Stacioni Zharrez, Stacioni Sheqishte, Stacioni Gorisht dhe  Stacioni Visoke brenda 365 ditësh nga Porto Romano Oil sha.

Albpetrol ka zhvilluar dy herë ankandin për shitjen e sasisë 200.000 tonë naftë bruto dhe dështoi t’i finalizonte si fitues.

Ankandi i parë i zhvilluar me date 18 tetor 2016 dështoi pasi nuk u paraqit asnjë ofertë, ndërsa ankandi i dyte i datës 31 tetor gjithashtu dështoi për mungesë ofertash.

Mësohet se në të dyja rastet ankandi dështoi se çmimi minimal që rezulton nga kjo metodologji ka rezultuar me i lartë se, çmimet që shesin operatorët e tjerë privatë që prodhojnë naftë bruto.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button