Politika
Meta- Buquicchio: Komisioni i Venecias kontribut për konsensusin dhe reformën në drejtësi
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u takua sot me Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, eshte bere e ditur nga faqja e Presidentit në statusin e tij Facebook.
Në statusin Meta shprehet se “E falenderova mikun e të gjithë shqiptarëve Z.Gianni Buquicchio, President i Komisionit të Venecias, për kontributin vendimtar që ka dhënë ky komision për ndërtimin e konsensusit në vënd për reformat e mëdha, e në veçanti për Reformën në Drejtësi”.