Kronika

Ndryshime në Polici, Çipa emërohet zv/drejtor për Krimet e Rënda

Ardian Çipa do të jetë zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në seksionin e Krimeve të Rënda, ndërsa Ervin Hodaj do të marrë drejtimin e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Burime nga Policia e Shtetit, bëjnë me dije se Ardian Çipa, që deri para pak orësh ishte Drejtor i Policisë së Tiranës merr vendin e lënë bosh nga Haki Çako, i emëruar në postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit pas largimit të Artan Didit. Ndërsa vendin e lënë bosh nga Çipa do ta marrë Ervin Hodaj, i cili më herët ka mbuluar seksionin e Qarkullimit Rrugor.

Gjithashtu mësohet se Drejtori i Policisë së Shtetit, Çako ka nënshkruar edhe disa ndryshime të tjera në kupolën e Policisë. Kështu, Reban Jaupaj është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Antikrimit Ekonomik në Policinë e Shtetit. Neritan Nallbati, është transferuar nga posti i Drejtorit të Policisë së Elbasanit, në Postin e Drejtorit të Policisë së Fierit. Vendin e Nallbatit e ka marrë Alfred Çepe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button