Kronika

Vrasja në Himarë; viktima u grind me nusen e djalit

Sherri me nusen e djalit, dyshohet se është edhe shkaku u vrasjes së 79-vjeçarit Hetem Brahimaj, i cili mbeti viktimë mëngjesin e sotëm në banesë e tij në Borsh të Himarës. Nga të dhënat paraprake thuhet se i moshuari e ka gjetur vdekjen nga dy plumbat e çiftes të marra në gjoks.

Mësohet se pak para ngjarjes viktima dhe nusja e djalit kanë debatuar me njëri-tjetrin. Kjo e fundit është ankuar tek daja i saj, që është fqinj me viktimën, duke thënë se vjehrri e kishte ofenduar rëndë. Sokrat Xhuveli është paraqitur në banesën e 79-vjeçarit për tu sqaruar me atë që kishte ngjarë mes tij dhe nuses. Brahimaj nuk është treguar i qetë dhe ka vijuar ankesat dhe fyerjet ndaj nuses së djalit.

Daja i kësaj të fundit, që dyshohet se është edhe autori i krimit, nuk është ndjerë mirë nga fjalët e viktimës. Për pasojë, ata kanë shkëmbyer kërcënime ndaj tyre dhe madje ka pasur përleshje fizike. Në këto momente Sokrat Xhuveli ka shkuar në banesë e tij dhe është kthyer vetëm pas disa minutash i armatosur me çifte. Ai ka qëlluar në drejtim të të moshuarit, duke i marrë jetën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button