Kronika

Romët nën kërcënimin e motit: Po na vdesin fëmijët

Në barakat në Shkozë jetojnë mbi 60 familje rome. Fëmijet e të cilëve rrezikojnë çdo ditë. Shiu ka bërë që fëmijët dhe gratë të struken brenda barakeve ku uji depërton lehtë.

Askush nga fëmijët që enden të lagur nëpër rrugicat e baltosura nuk shkon në kopësht apo në shkollë. Në barakat e qullura nga shiu duket ndonjë shtëllungë tymi. Më të vjetrit ngrenë zërin dhe na thonë se edhe pse jetojnë në periferi të kryeqytetit, shumë pranë banesave sociale, për ta shpresa se jeta tyre do të ndryshojë duket shumë e largët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button