Kronika

Gjermani, arrestohet për grabitje me armë vëllai i Enkelejd Alibeajt

Burime nga policia kriminale njoftojnë se është arrestuar në datë 7 prill në Hahn të Gjermanisë vëllai i Enkelejd Alibejat.

Mësohet se shtetasi Taulant Alibeaj është arrestuar pas një vjedhjeje më armë. Burime jozyrtare të Policisë së Shtetit thonë që ai ka treguar një kartë identiteti shqiptare dhe një kartë identiteti policie autoriteteve gjermane.

Ai nuk njihej në sistemin gjerman, por ishte regjistruar si Xhavit Morrnica.

Gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se ishte inspektor i policisë kriminale dhe punonte për Policinë në Tiranë. Po ashtu tregoi edhe një kartë identiteti italiane, sipas së cilës punonte për Ministrinë e Financave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button