Kronika

Aksident në autostradë, plagosen 2 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur paraditen e sotme në Maminas. Ngjarja është regjistruar  rreth orës 11:00,  ku në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, ka dalë jashtë rruge mjeti me targa AA 286 EY.

Për pasojë janë aksidentuar lehtë  drejtuesja e mjetit, shtetësia  N. M.  31 vjeçe,  banuese në Tiranë dhe pasagjeri, shtetasi A.D. 32 vjeç,  të cilët  ndodhen në Spitalin  Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button