Politika

PD: Edi Rama, përgjegjësi kryesor për vonesën e ndërtimit të Xhamisë së Madhe

breguPartia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin e vendit Edi Rama si personi i vetëm që ka bllokuar për vite me radhe ndërtimin e xhamisë së madhe të Tiranës. Në një deklaratë për mediat nga selia blu deputetja demokrate, Majlinda Bregu tha se vetë Edi Rama, 11 vite si kryetar i bashkisë së Tiranës, u bë pengesë dhe bllokoi mundësitë për ngritjen e këtij objekti kulti, kaq të nevojshëm për besimtarët myslimanë.

“Nëse ka një përgjegjës sot për vonesën e ndërtimit të Xhamisë së Madhe, ai është Edi Rama.

Për 11 vite si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ai u bë pengesë dhe bllokoi mundësitë për ngritjen e këtij objekti kulti, kaq të nevojshëm për besimtarët myslimanë.

Për 11 vite si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ai nuk i dëgjoi dhe nuk u konsultua as një ditë të vetme me përfaqësuesit e komunitetit, por tentoi t’u shesë atyre një projekt të dizenjuar në atelienë e interesave të tij, në kundërshtim me ligjet dhe me kodin etik të komunitetit mysliman”, tha Bregu.

Sipas deputetes demokrate edhe kur ndryshoi drejtimi I bashkisë së Tiranës dhe gjithçka ishte gati për ndërtimin e kësaj xhamie qe sërish Edi Rama që e bllokoi projektin për ndërtimin e saj.

“Dhe kur me ndryshimin e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, zëri i komunitetit u degjua, xhamia u projektua, trualli u negociua sepse natyrisht askush nuk mund te pranoje të falet në një objekt kulti ku nuk është respektuar e drejta e pronësisë, shfaqet sërish Edi Rama që e bllokoi projektin.

Kjo është historia armiqësore e Edi Ramës me aspiratën e ligjshme të besimtarëve myslimanë. Një bllokues serial, sa herë që i jepet mundësia.

Sot bëri hipokritin, duke u lënë në dorë një copë letër. Por para se t’u thotë ja ku e keni,  duhet të thoshte  se tashmë çështja është në gjykatë, dhe projekti është vënë në rrezik, vetëm e vetëm për shkak të Edi Ramës dhe trilleve të tij personale.

Ai nuk mund të lajë duart me Xhaminë që e ka bllokuar prej 13 vitesh tashmë, 11 vite si kryetar bashkie e pothuaj dy vite si kryeministër. Nuk mund t’u lërë në derë besimtarëve një objekt të shenjtë kulti, me konflikt pronësie në mes”, përfundon deklarata e deputetes së PD.

Related Articles

Comente

  1. MOJ KATUNARE ….KU JENI NE SHEKULLIN E 18 .. VRITENI MENDJEN PER TE HAPUR VENDE PUNE ME KETO LEKE BENI PALESTRA PER TE BERE KAMPIONE ..BENI FUSHA TENISI PER PIONIERET BENI PISHINA PARQE PER FAMIJET ..DHE JU CFARE BENI XHAMIJA IDOTASH …JU A KA HONGER DHIJA LIBRAT TY DHE BASHES …BLENI LOPE ME KETO LEKE SE KATUANERT NUK KANE ME HONGER ..DHE DONI TA BENI NE MES TE TIRONES …. JU JENI TURPI PER CIVILIZIMIN …BRAVO NE VEND TE BENI KAMPIONE JU DO TE BENI XHIADISTA ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button