Rajoni

Mali i Zi, marrëveshje me prokurorët, ish-presidenti lirohet nga burgu

Svetozar Marovic, që shërbeu si president i shtetit të përbashkët të Serbisë dhe Malit të Zi deri në ndarjen e tyre, është liruar nga burgimi pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me prokurorët që e akuzojnë për përfshirje në një seri rastesh korruptive, që dëmtuan me miliona dollarë buxhetin lokal të qytetit të Budvës në vitet e fundit.

Marovic u arrestua në dhjetor të vitit 2015, i fundit në një seri arrestimesh ku u përfshinë bashkëpunëtorë dhe familjarë të tij.

Autoritetet malazeze vunë në pranga 13 persona, përfshirë vëllain e Marovic, sekretarin e atëhershëm të investimeve në Budva Dragan marovic; si dhe vajzën e Marovic, Milena Bogdanovic.

Ata akuzoheshin për marrëveshje fiktive me kompani private ndërtimi, veprime që sipas autoriteteve kanë dëmtuar buxhetin vendor me mbi 10 milionë euro.

Prokurori i posaçëm për hetimin e Krimit të Organizuar, Milivoje Katniç deklaroi se hetimi i këtyre rasteve ishte edhe më i gjerë dhe arrinin tek vetë Svetozar Maroviç, i cili në fund të vitit të kaluar u vu në pranga.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button