Kosova

Kinezët japin 2.4 milionë euro për “Luginën e Diellit”

Xi Jinping, president i Republikës së Kinës, ateroi nën përcjelljen e aeroplanëve të Forcave Ajrore të Serbisë, me 17 milionë euro si dhuratë për Beogradin zyrtar.

Sipas, shefit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric, nga 17 milionë eurot e kinezëve, 2.4 milionë do të shkojnë për ndërtimin e “Luginës së Diellit” në Zveçan të Kosovës. Projekt që financohet nga Qeveria e Serbisë, që parasheh ndërtimin e 300 shtëpive për të kthyer në Kosovë rreth 1000 serbë.

Edhe pse deri tash, sipas Kurir, nuk dihet vlera e përgjithshme e këtij projekti, me deklarimet e deritashme donatori më i madh është Kina.

“Ata do të na dhurojnë pajisje në vlerë 2.4 milionë euro. Do të jenë pajisje ngrohje e ftohje, ndriçim rrugor me energji diellore të ripërtërishme, kabllo me fibra optike dhe instalime shtëpiake të teknologjisë informative”, ka thënë Gjuric në një intervistë për Kurir

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button