Politika

Balla nga Mallakastra: Kryemadhi aksionere me politikanë rusë në parajsat fiskale

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla deklaroi sot nga Mallakastra se Monika Kryemadhi është aksionere me politikanë rusë në parajsat fiskale.

Balla gjatë mbledhjes së asamblesë së zgjeruar socialiste të Mallakastrës, i kërkoi institucioneve të drejtësisë të sqarojnë nga vijnë paratë në llogaritë e gruas së ish-presidentit Meta.

“Kur para 5 viteve flisnin për një rrezik me të cilin Shqipëria po përballej, sikurse të gjitha vendet përreth nesh, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, nga disa financime të paligjshme ruse, në Shqipëri dhe në vend të tjera, një pjesë e këtyre analistëve të banakëve të darkës thonin: këta socialistët nuk janë mirë nga mendtë, ja fusin kot. Kur doli që PD kishte marrë 500 mijë dollarë për të lobuar kundër Shqipëris[, thane: paskeni pasur të drejtë. Po tani çfarë do të thonë: paska paguar rusi para për bashkëshorten e Ilir Metës dhe transferuar në llogari bankare”, tha Balla.

Balla u bëri thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë.

“Thirrja është për organet e drejtësisë. Jemi subjekt i deklarimit dhe kontrollit të pasurive, çdo qindarka që mund të transferohet në llogari duhet të deklarojmë. Dhe prandaj kur të votoni më 14 maj mos harroni që përballë PS-së në këto zgjedhje, ka një aleancë rublash. Është një aleancë rublash. Historia do të tregojë se shkatërrimi i rafinerisë së Ballshit përmes privatizimit të korruptuar gjatë qeverisë Meta-Berisha ka qenë një plan kundër interesave të Shqipërisë”, tha Balla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button