Kronika

Sekuestrohen 30 kallëpe tritol dhe 4 granata në Vlorë, i fshehu një person dhe u arratis

Një sasi tritoli rreth 3 kilogram dhe katër granata janë gjetur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.
Mësohet se tritoli dhe granatat ishin vendosur në një çantë dhe ishte lënë në një shtëpi të pa banuar në lagjen ‘Isa Boletini’ në Vlorë, të cilat u zbuluan nga policia.

Gjatë kontrollit në banesën e braktisur, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 30 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 4 granta dore dhe 2 ndezës granatash, që dyshohet se i kishte braktisur si rezultat i presionit të policisë, personi që lëvizte me çantë në këtë lagje. Ky i fundit ndodhet në arrati.

Vlorë/Kontrolle intensive në terren, sekuestrohen 30 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 4 granata dore dhe 2 ndezës granatash.Punohet intensivisht për kapjen e shtetasit që fshehu çantën me lëndën eksplozive dhe granatat, me qëllim shmagien e kontrollit të Policisë.

Në kuadër të kontrollit të territorit, rritjes së efektivitetit të punës së strukturave dhe inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë vijuar me kontrollet e imtësishme në territor, në qytetin e Vlorës, veçanërisht në zonat me risk.

Pas informacionit të siguruar përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, dhe mbante një çantë brenda së cilës dyshohej se kishte sende të kundërligjshme, shërbimet e Policisë, bazuar fillimisht në informacione sipas të cilave dyshohej për lëndë narkotike, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë bllokuar hyrje-daljet e lagjes dhe kanë vijuar kontrollin e imtësishëm, për të lokalizuar personin e dyshuar.

Gjatë kontrollit në një banesë të braktisur, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 30 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 4 granta dore dhe 2 ndezës grantash, që dyshohet se i kishte braktisur si rezultat i presionit të policisë, personi që lëvizte me çantë në këtë lagje.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, strukturat hetimore të DVP Vlorë dhe ato të Komisariatit të Policisë Vlorë vijojnë punën intensive për kapjen e poseduesit/ve të lëndës plasëse dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit“- njofton policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button