Kronika

Konstandin Xhuvani kërkon gjykim të shkurtuar, më 15 janar vendimi

-Ekzekutoi katër persona mëngjesin e 4 nëntorit –

KonstandinI akuzuar për vrasjen e katër personave mëngjesin e katër nëntorit, Konstandin Xhuvani  është paraqitur sot me një kërkesë për gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Tiranës.

Gjatë seancës së zhvilluar mëngjesin e së martës, Xhuvani së bashku me avokatin e tij kërkuan gjykim të shkurtuar, çka do të thotë se në rast se trupa gjyqësore e udhëhequr nga Sokol Tona pranon këtë kërkesë, 25-vjeçarit do t’i ulet 1/3 e dënimit total.

Trupa Gjyqësore, pasi mori në dorëzim shkresën zyrtare me kërkesën e djalit të ish-deputetes, Luiza Xhuvani, caktoi datën 15 janar, datën në të cilën do të japë vendimin e saj mbi këtë kërkesë. Në rast se përgjigja do të jetë pozitive, atëherë Prokuroria do të japë pretencën e saj.

Konstandin Xhuvani akuzohet se në orët e para të datës 4 nëntor ekzekutoi me armë zjarri katër persona, në një lokal tek rruga e Elbasanit. Nga tërësia e veprimeve hetimore, rezulton se autori i dyshuar ka qëlluar për vdekje në drejtim të shtetasve Edison Jaho dhe Enea Xhaj. Po ashtu, nga dinamika e ngjarjes, rezulton se, nga plumbat e qitur prej armës së përdorur nga i dyshuari Xhuvani, kanë mbetur të vdekur edhe shtetasit Arbër Demiraj dhe Gianpaolo Azzola.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button