Hetimet ndaj FETÖ-s, arrestohet ish-drejtori i policisë së Stambollit
Në kuadër të hetimeve ndaj organizatës terroriste dhe strukturave paralele (FETÖ/PDY) të ndërmarra nga Prokuroria e Stambollit janë arrestuar 4 persona, pjesë e të cilëve është edhe ish-drejtori i Policisë së Stambollit, Hüseyn Çapkın, raporton Anadolu Agency (AA).
Në hetimet e koordinuara nga zëvndëskryeporkurori i Stambollit, Ismail Uçar, pas daljes në pah të fakteve të tjera kjo pakurori është hedhur në veprim.
Prokuroria sipas fakteve të reja vendosi arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Stambollit Hüseyn Çapkın, një kreyprefekti dhe dy prefektëve. Pas urdhrit të prokurorisë ekipet policore kanë arrestuar Çapkın-in në qytetin e Izmirit.
Në kuadër të këtij hetimi më parë ishte arrestuar ish-kryeprefekti i Stambollit Hüseyn Avni, 7 kryeprefektë, një zëvendës dhe 3 prefektë.