☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.78 ▼0.96%
ARI 4,020 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,843 ▼ -0.44% ETH $2,311 ▼ -0.5% XRP $1.2992 ▲ +0.7% SOL $99.9900 ▼ -1.29%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.78 ▼0.96 % ARI 4,020 ▼0.45 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.78 ▼0.96 % ARI 4,020 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Hoxhaj në Itali: Parlamentarët italianë mbështesin heqjen e vizave për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar vizitën në Romë me takime të tjera në parlamentin italian, së Selinë e Shenjtë dhe me ambasadorë të akredituar në Romë.

Sipas një njoftimi të MPJ’së, në takimin me Kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të parlamentit italian, Fabrizio Cicchitto, Hoxhaj ka folur për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, shkëmbimeve më të mëdha dhe mbështetjen e eurodeputetëve italianë për heqjen e vizave.

“Pata takime shumë përmbajtjesore në parlamentin italian. Jam shumë optimist për liberalizimin e shpejt të vizave dhe eurodeputetët italianë do ta përkrahin heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës gjatë votimit që do të ndodhë në Parlamentin Evropian ditët e ardhshme. Italia ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e pa-rezervë e Kosovës në rrugën euroatlantike” ka thënë Hoxhaj pas takimit.

Ministri Hoxhaj ka takuar edhe ish ministrin e Jashtëm të Italisë, Franco Frattini të cilin e ka informuar për zhvillimet  e fundit në Kosovë.

Hoxhaj po ashtu ka qëndruar në Selinë e Shenjtë ku është takuar me Kyepeshkopin Vincenzo Paglia, President i Akademisë Papnore të Selisë së Shenjtë për Jetën ku temë bisede ka qenë kanonizimi i Nënë Terezës, përgatitjet dhe njohjen e Kosovës nga Vatikani.

Po ashtu, ministri ka takuar edhe Ambasadorin e Malajzisë, Abdul Samad Othman, i cili së shpejti do të akreditohet në Kosovë si ambasador jo resident.

Gjatë vizitës në Romë, një ditë më herët Hoxhaj ka takuar edhe homologun e tij italian, Paolo Gentiloni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.