Rajoni

David Cameron në Ankara për të biseduar mbi ISIS-in dhe Sirinë

Kryeministri britanik, David Cameron, pritet sot në Ankara për një vizitë pune për të biseduar me krerët turq mbi krizën siriane dhe luftën kundër xhihadistëve të grupit Shteti Islamik (ISIS), njoftuan burimet diplomatike turke.

ee991-300x200Në nëntor, autoritetet britanike kishin vlerësuar se vendi përballet me kërcënimin e tij më të madhë mbi sigurinë në kohë paqeje.

Scotland Yard vlerëson se ka mbi 500 britanikë që kanë vajtur të luftojnë në krahë të grupeve si Shteti Islamik dhe disa prej tyre mund të planifikojnë atentate kur të kthehen në Britani të Madhe.

David Cameron do të zhvillojë një takim në mesditë me homologun e tij turk islamiko-konservator, Ahmet Davutoglu, i cili kthehet nga një vizitë në Poloni.

Më pas Cameron do të pritet në një darkë pune me presidentin Recep Tayyip Erdogan në pallatin e tij presidencial, madhështor dhe shumë të përfolur.

Koalicioni i drejtuar nga SHBA-ja, të cilit i është bashkuar edhe Londra, ka zhvilluar në fund të nëntorit sulme ajrore kundër pozicioneve xhihadiste në Siri, disa ditë pas ofensivës së lëshuar nga ISIS-i kundër qytetit të Kobanes dhe rajonit që ndodhet në kufirin turk.

Ankaraja i konsideron si të pamjaftueshme bombardimet dhe thekson se kërcënimi xhihadist do të zhduket vetëm me rënien e presidentit sirian Bachar al Assad.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button