Ekonomia

Thjeshtim i procedurave doganore për operatorët ekonomik

Ndër objektivat kryesore të Administratës Doganore edhe për vitin 2018 mbetet lehtësimi dhe thjeshtimi i procedurave doganore për operatorët ekonomik.
 Saimir Sinani, Drejtor i Drejtorisë së Procedurave pranë Administratës Doganore në një prononcim për ATSH-në deklaron se gjatë 2018-s pritet të realizohen on-line aplikimet për autorizime të përdorimit të regjimeve të posaçme nga ana e operatorëve ekonomike.
 “Kjo mundëson në mënyrë shumë evidente uljen e kohës dhe kostove të operatorëve ekonomike që kërkojnë të përdorin regjime doganore të posaçme si përpunimi aktiv, lejimi i përkohshëm, përpunimi pasiv, etj”, thotë ai.
 Po në kuadër të lehtësimit të procedurave gjatë vitit që vjen do të finalizohet deklarimi on-line nëpërmjet nënshkrimit elektronik të deklaratës, duke shmangur prezencën e operatorëve dhe përfaqësuesve të tyre në sportelin e doganës.
 Gjatë 2018-s, sipas Sinanit, pritet të vihet në efiçencë të plotë sektori i lehtësive, thjeshtimeve doganore dhe transitit si një njësi e dedikuar pranë drejtorisë së procedurave doganore dhe që do të identifikojë problemet si dhe propozimet për ndryshime, modifikime shtesa në aktet normative të nevojshme që duhen përgatitur për zbatimin e procedurave doganore.
 Gjithashtu ky sektor do të administrojë kërkesat dhe dokumentacionin për miratim të autorizimeve për zhdoganim lokal, autorizimet për operatorët ekonomik të autorizuar ( statusin e OEA ).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button