Sporti

Tirana-Beshiktash, ja sa kushton një biletë në “Air Albania”

Tirana bëhet gati për ndeshjen e kthimit në Ligën e Konferencës me Beshiktash(ka humbur të parën me rezultatin 3-1 në “Vodafone Arena”), më 3 gusht në “Air Albania” duke nisur nga ora 20:00. 26 herë kampionët e Shqipërisë kanë bërë njoftimin e rëndësishëm gjatë ditës së sotme duke bërë të ditur çmimin e biletave për të ndjekur këtë sfidë.

Çmimet nisin nga 500 lekë të rinj(Tribuna N) deri në 15000 lekë të rinj(Tribuna VIP W-104). Tribuna W(103, 105) 6000 mijë lekë të rinj . Tribuna W(101, 102,106, 107) 4000 mijë lekë të rinj. Tribuna E(104, 105, 106) 15000 mijë lekë të rinj. Tribuna E(101, 102, 103, 107, 108, 109) 1000 mijë lekë të rinj.

Njoftimi i klubit:

Më shumë se një ndeshje futbolli!

KF Tirana kërkon të nënvizojë se biletat mund t’i siguroni online si edhe fizikisht në pikën e shitjes në biletarinë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Gjithëashtu nga data 01.08.2023 – 03.08.2023 në pikën e shitjes në biletarinë në stadiumin “Air Albania”.

Mos mungo! Për TY Tiron!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button