Bota

Persona të panjohur ushtrojnë dhunë ndaj gazetarëve të BBC-së

gazetare-bbcNjë ekip gazetarësh të BBC u sulmuan nga disa persona të panjohur në jug të Rusisë, ku ata po zhvillonin një reportazh për ushtarët e vrarë pranë kufirit me Ukrainën, njoftoi sot televizioni britanik.

“Ekipi ynë u sulmua në mënyrë të dhunshme, kamera e tyre u dëmtua dhe më pas u rrëmbye prej tyre”, theksoi në një komunikatë BBC.

”Tre gazetarë të ekipit po hetonin në qytetin Astrakhan mbi vdekjen e ushtarëve rusë pranë kufirit me Ukrainën, në kohën që u dhunuan nga disa persona të panjohur”, shtoi stacioni televiziv.

Pasi u sulmuan, gazetarët, njëri prej të cilëve britanik, Steve Rosenberg u dërguan në komisariatin e policisë dhe u morën në pyetje për katër orë. Ata zbuluan menjëherë se karta e memories me materialet e tyre të regjistrimit (…) ishte fshirë”, konfirmoi stacioni televiziv.

“Sulmi ndaj tyre dhe dëmtimi i materialit dhe regjistrimeve të tyre flasin qartë për një përpjekje të paramenduar që parashikon të pengojë gazetarët e akredituar të bëjnë një reportazh”, theksoi BBC.

“Ne kemi konstatuar një abuzim të hapur ndaj medias së pavarur në Rusi”, theksoi Dunja Mijatovic, përfaqësuese e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për lirinë e shtypit duke e cilësuar sulmin ndaj gazetarëve si të papranueshëm

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button