Kronika

103 vjetori Policisë së Shtetit, Kryepolici Çako uron të gjithë efektivat e policisë

Policia e Shtetit feston sot 103-vjetorin e krijimit të saj.

Me këtë rast, Drjetori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka uruar të gjithë punonjësit e institucionit që ai drejton.

Siç sqaron vetë Policia e Shtetit, përmes një statusi në Facebook, Kryepolici Haki Çako uron efektivat e policisë për këtë ditë të shënuar. Ai gjithashtu i ka falenderuar ato efektivët e policisë për kontributin e dhënë gjatë punës së tyre.

Policia e Tiranës me rastin e 103-vjetorit të Policisë organizoi një ceremoni të veçantë në ambientet e saj. Drejtori i Policisë së Kryeqytetit në fjalën e tij përshëndetëse tha se rruga e Policisë së Shtetit në garantimin e rendit dhe sigurisë ka kaluar mes skutave të errëta.

“Është e vështirë të luftosh krimin. Por njëkohësisht është privilegj i madh të jesh përkrah qytetarëve në luftën e përditshme për garantimin e rendit dhe sigursië. Ka ende punë për të bërë. Shumë për të ndryshuar. Lufta ndaj krimit paralelisht dhe intensitet me forcimin e policisë. Rruga është e vështirë, me shumë sakrifica, disa kanë dhëne edhe jetën, në përpjekje për garantimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët shqiptarë. Faliminderit të gjithëve dhe garantoi se Policia do vijoi me punën e saj me toleranc 0 ndaj krimit krimit, dhe qëndrim besnik ndaj parimeve kushtetuese. Garantoi performancë korrekte dhe në rritje të Policisë së Shtetit”, tha Hodaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button