Kronika

Marjana Semini zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi miratoi mbreme me 58 vota pro emërimin e Marjana Seminit anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Ardian Dvorani mori 14 vota dhe Arta Vorpsi mori 2 vota. Meqënëse asnjë nga kandidatët nuk ka marrë numrin e votave të kërkuara nga ligji, Marjana Semini e renditur e para emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Me kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste votimi për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese ishte i fshehtë.

Kuvendi zgjodhi me 71 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim, Gentiana Sulën, kryetare të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Votimi ishte i fshehtë me kuti.
Me votim të fshehtë me kuti, Kuvendi zgjodhi me vota 72 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenim Erjola Sadushin anëtare të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike.
Po ashtu me votim të fshehtë, Kuvendi rrëzoi kandidaturat e propozuara nga Partia Demokratike për Avokatin e Popullit, Ledio Brahaj me 71 vota kundër dhe Altin Goxhaj me 70 vota kundër. Kuvendi duhet të rihapë procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button