Kronika

Korçë, aksion i policisë; sekuestrohen 700 kg drogë

Agjentë të policisë së qarkut të Korçës kanë zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së enjtes një operacion anti-krim, gjatë të cilit janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme droge dhe disa armë zjarri.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se aksioni është zhvilluar në fshatin Velçan dhe gjatë tij është arrestuar poseduesi i narkotikëve dhe armëve, i identifikuar si shtetasi Kristian Tota.

Burimet saktësojnë se gjithësej janë sekuestruar 700 kg drogë e llojit kanabis sativa, ndërsa armët e bllokuara janë 2 automatikë dhe një pushkë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button