Kronika
Greva, pala greke në Kapshticë nuk do të punojë për 48 orë
Për shkak të një greve në Greqi do të ketë ndërprerje dy ditore të punës në Doganën e Kapshticës.
Duke filluar që nga dita e premte datë 20.05.2016 ora 07:00, deri ditën e diel datë 22.05.2016 ora 07:00, pala greke nuk do të kryejë veprime në doganë dhe nuk do të lejohet kalimi i automjeteve.
Përjashtim do të bëhet vetëm për këmbësorët, si edhe për ndonjë rast emergjent të paraqitur.