Kronika

Komisioni i Medias vijon procedurat për zgjedhjen e kandidaturave në AMA

RTSHKomisioni parlamentar i Medias, në mungesë të deputetëve të opozitës, nisi sot përzgjedhjen e kandidaturave për plotësimin e katër vendeve vakante në Autoritetin e Mediave Audovizive (AMA).
Sipas nënkryetarit të komisionit, Alfred Peza lista përfundimtare përfshin 26 kandidatura, ndërsa sipas ligjit 3 anëtarë do të mbështeten nga maxhoranca dhe 3 nga opozita, ndërsa anëtari i LSI-së, i zgjedhur nga qeveria e mëparshme, do të njihet si përfaqësues i maxhorancës aktuale.
Maxhoranca, tha Peza, do të procedojë me zgjedhjen e vetëm 2 anëtarëve, ndërsa anëtari i tretë do të zgjidhet nga opozita.
Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni maxhoranca iu drejtua me një letër zyrtare përfaqësuesve të opozitës që të bëhen pjesë e tij, për t’i dhënë fund situatës problematike në AMA dhe RTSH, e krijuar nga vakanca prej gati një viti në bordet e këtyre institucioneve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button