Kosova

Jahjaga ftohet si Presidente në Beograd

jahjaga 1jahjagaPrishtinë, 19 tetor – Presidentja Atifete Jahjaga është ftuar për të marrë pjesë në Beograd nga Komisioni Trelateral i Komisionit Europian. Jahjaga është ftuar në cilësinë e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Konferenca pritet të mbahet në kryeqytetin serb prej 31 tetorit deri më 2 nëntor.
Pjesë e kësaj konference do të jenë edhe 180 liderë të tjerë të fushave të ndryshme.
“Kjo është hera e parë që Komisioni takohet me liderët e rajonit në një histori 48 vjecare në Europë, ku janë të pranishëm 180 liderë eminent, opinionistë të fushave të ndryshme nga politika, komuniteti i biznesit, media dhe qarqeve të ndryshme akademike të cilët vijnë nga procese të ndryshme vendimmarrëse”, thuhet në ftesën dërguar Presidentes e të nënshkruar nga Kryetari i Komisionit për marrëdhënie Trilaterale të Eurpoës, Jean Claude Trichet.
Ftesën e ka nënshkruar edhe Jovan Kovacic, Kryetar i Grupit të Komisionit Trilateral të Serbisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button