Kronika

Zjarr në magazinën e riciklimit, dëme të mëdha materiale

Një zjarr ka përfshirë një magazinë riciklimi në kryeqytet gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar.

Ngjara mësohet të ketë ndodhur në fshatin Arbane në Tiranë, rreth orës 4:50 të mëngjesit të sotëm.

Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse, të cilat arritën të vendosnin nën kontroll flakët pas 2 orësh.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërkohë që dëmet materiale janë të shumta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button