Kronika

Manjani për pezullimin e Çakos: Zbatimi i ligjit nuk mund të komentohet

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i është përgjigjur interesit të medias lidhur me  mbi vendimet e Gjykatës së Tiranës për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako.

Ministri Manjani bën me dije se këto janë çështje të zbatimit të ligjit dhe nuk mund të komentohen nga ana e tij.

Ai thekson se edhe ligjërimi politik nuk do të ndihmonte aspak për ecurinë e çështjes.

“Në përgjigje të interesit të medias lidhur me qëndrimin e Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani mbi vendimet e Gjykatës së Tiranës, përfshirë edhe atë për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, z. Haki Çako, Ministri Manjani bën me dije se këto janë çështje të zbatimit të ligjit dhe nuk mund të komentohen nga ana e tij, sikurse edhe ligjërimi politik nuk do të ndihmonte aspak për ecurinë e çështjes”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button