Ekonomia

KfW, 20 milionë euro për HEC-in e Vaut të Dejës

Hidrocentrali i Vaut të Dejës do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë, në përfundim të të cilit, minimizohen përmbytjet, një fenomen që përsëritet gati çdo vit për shkak të amortizimit.

Qeveria ka marrë hua një shumë 20 milion euro nga Banka Gjermane për Zhvillim, KfW që do të investohet për projektin “Energji ujore dhe siguria e digave në kasakdën e Drinit”.

Kjo ndërhyrje prirtet të rrisë sigurinë ne kaskadën e Drinit dhe do të krijojë mundësinë e menaxhimit të sigurt të prurjeve në lumin Drin.

Sipas Marrëveshjes, financimi do të zbatohet nga KESH-i (Korporata Elektroenergjetike Shqiptare) dhe përfshin dy projekte me rëndësi: rehabilitimi i portave të shkarkimit të hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe ngritja e Qendrës për Monitorimin e Digave, Informim dhe shërbimet e Konsulencës.
Kjo është ndërhyrja e parë që nga ndërtimi i HEC-it të Vaut të Dejës në vitin 1970, një prej veprave më të rëndësishme të sistemit energjetik shqiptar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button