Kronika

Enkelejd Alibeaj: Emiliano Shullazi, padroni i Saimir Tahirit

aaaaaKreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj,  e sheh si “veprim të dëshpëruar dhe përçartje” reagimin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri pas arrestimit të Emiliano Shullazit.
“Reagimi i Tahirit është veprim i dëshpëruar i atij që e ndjen lakun që po i shtrëngohet. Arrestimi i beftë i padronit të tij, e bën çirakun Tahir të flasë përçart pa guxuar t’ia përmende njëherë të vetme emrin”, thotë Alibeaj.
Përmes rrjeteve sociale, Alibeaj përjashton Tahirin nga arrestimi i Shullazit.
“E dinë te gjithë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët se Tahiri nuk ka dorë në arrestimin e Shullazit. Tahiri po, ka dorë në gjakun që i ka pirë Shullazi biznesit duke u vënë gjoba dhe tritol. Tahiri ka dorë në lehtësitë e kultivimit dhe trafikut të drogës dhe pesëfishimin e parcelave me hashash, këtë e dinë shqiptarët e ndërkombëtarët. Nxiton sot të shkëputet nga padroni i tij”, thotë ai.
Sipas opozitës, Tahiri do të ketë të njëjtin fat si të Shullazit.
“Por 3 vite bashkëpunim me krimin, ndarje pazaresh me Shullazin nuk fshihen me një deklaratë të mjerë. Shpejt do i vijë radha dhe atij. Ora po troket për të dhe banditët që po i marrin frymën vendit. Të njëjtin fat do kenë”, thotë Alibeaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button