Kronika

Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet në Dubai Amant Josifi, ish-këshilltari i Olta Xhaçkës

Amant Josifi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim është arrestuar në Dubai.
Josifi kërkohej nga drejtësia spanjolle. Për të, Gjykata e Shkallës së Parë e La Seu de Urgell ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrime me rrethana rënduese”, “Krim kibernetik”, “Skema piramidale” dhe “Organizata kriminale’.

Nëntorin e vitit të kaluar, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bastisi disa call center-a në Shqipëri të lidhura me “Milton Group”. Nga hetimet, rezultoi se këto qendra janë në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifin.

Amant Josifi ka qene per disa vite keshilltar i Olta Xhackes, kur kjo ishte ministre e Mbrojtjes, ne mandatin e dyte te qeverise Rama. Theksojme se Xhacka nuk mban me post ministror pas shkarkimin nga Rama, si Ministre e Jashtme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button